LajmeMaqedoni

“Safe City” u vihet pas edhe motoçiklistëve

Sistemi “Qyteti i Sigurt“ ka nisur që nga dje të detektojë automatikisht edhe motoçikletat që qarkullojnë me shpejtësi mbi kufirin e lejuar. Të dhënat e para për numrin e motoçiklistëve të regjistruar dhe të sanksionuar pritet të bëhen publike deri në fund të ditës, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në emisionin “Tema e Ditës“ në TV Sitel.

Toshkovski bëri të ditur se është gjetur një zgjidhje teknike që mundëson regjistrimin automatik të kundërvajtjeve të kryera nga motoçiklistët në territorin ku është implementuar sistemi “Qyteti i Sigurt“.

“Le të mos habiten ata që shtiren si motoçiklistë dhe nuk i respektojnë rregullat se do të jenë objekt i sanksionimit nga sistemi ‘Qyteti i Sigurt’“, paralajmëroi Toshkovski.

Sipas tij, qëllimi kryesor i kësaj mase është mbrojtja e vetë motoçiklistëve, por edhe e pjesëmarrësve të tjerë të ndërgjegjshëm në komunikacion.

Për momentin, sistemi automatik i sanksionimit të motoçikletave do të zbatohet vetëm për shkeljet që lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

Autoritetet presin që gjatë ditës së sotme të publikohen të dhënat e para zyrtare për numrin e motoçiklistëve që janë regjistruar dhe sanksionuar përmes sistemit “Qyteti i Sigurt“.

Related Articles

Back to top button
Close
Close