LajmeMaqedoniRajon

Albin Kurti në kafe me VLEN-in pas një dite të gjatë me aktivitete

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, e ka përmbyllur ditën historike me një takim joformal me një kafe, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë takim morën pjesë edhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, si dhe deputeti në Kuvendin e RMV-së, Bekim Qoku.

Takimi u zhvillua në përmbyllje të një dite të ngjeshur me aktivitete, punë dhe diskutime për projekte konkrete dhe hapa të rëndësishëm për të ardhmen.

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, theksoi se puna dhe angazhimi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me fokus në realizimin e projekteve dhe përmbushjen e objektivave të përcaktuara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close