LajmeRajon

Mali i Zi ul akcizat për karburantet, çmimi i naftës zbret në 1.87 euro për litër

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur një tjetër ulje të akcizave për benzinën dhe naftën, me synim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve globale të karburanteve.

Nga 25 gushti, akciza për benzinën pa plumb zbret në 0.522 euro për litër, ndërsa ajo për naftën në 0.352 euro, nga 0.396 euro që ishte më parë. Masat do të jenë në fuqi deri më 5 shtator.

Si pasojë e ndërhyrjes, nafta do të shitet me 1.87 euro për litër, 1 cent më lirë. Edhe Eurosuper 98 pëson një ulje prej 1 centi, duke shkuar në 1.79 euro, ndërsa Eurosuper 95 mbetet në 1.76 euro për litër.

Çmimet për javën e ardhshme do të përcaktohen më 1 shtator, bazuar në çmimet ndërkombëtare të naftës dhe kursin dollar-euro.

 

Qeveria malazeze ka ndërhyrë disa herë me ulje të përkohshme të akcizave që prej marsit, në përpjekje për të kufizuar ndikimin e luhatjeve të forta të tregut ndërkombëtar.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close