LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti së bashku me Kurtin e Kasamin inspektojnë punimet në UNT

Pas vedosjes së gurëthemelit të autostradës, Shkup-Bllacë kryetari i komunës së Çairit ka shoqëruar kryeminsitrin Kurti dhe kryetarin e komunës së Tetovës në hapsirart e Universitetit Nënë Tereza në Shkup ku së bashku kanë inspektuar punimet për ndërtimin  ekëtij kampusi, shkruan Top24

Postimi i plotë i Mexhitit:

Nga rruga që na bashkon, te rruga e dijes
Një rrugë po e afron Shkupin me Prishtinën. Një universitet po u hap rrugë gjeneratave që vijnë.
Menjëherë pas vendosjes së gurthemelit të autostradës Shkup–Bllacë, bashkë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kolegët e mi nga VLEN-i, vizituam punimet për ndërtimin e Kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Brenda së njëjtës ditë, dy investime të mëdha bashkohen në një drejtim të qartë: dy rrugë drejt së ardhmes. Njëra na lidh me njëri-tjetrin, tjetra, përmes arsimit, na çon përpara.
E para është autostrada Shkup–Bllacë, që do ta afrojë Shkupin me Prishtinën dhe Maqedoninë e Veriut me Kosovën, duke hapur një arterie të re komunikimi, zhvillimi dhe bashkëpunimi. E dyta është rruga e dijes, që po ndërtohet këtu, në Shkup, përmes Kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, investimit më të madh deri më sot në arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Dhe ka një domethënie të veçantë që këto dy rrugë takohen pikërisht sot, më 26 gusht, në ditëlindjen e Nënë Terezës. Në Shkupin e saj të lindjes, po ndërtojmë një universitet që mban emrin e saj dhe që nesër do të jetë shtëpi e dijes për gjenerata të tëra.
Këto nuk janë më premtime të shkruara në letër. Janë vepra që po ndërtohen dhe po marrin jetë para syve tanë. Janë fakte të një kohe të re, ku shqiptarët nuk presin zhvillimin, por janë pjesë e tij; nuk kërkojnë vetëm mundësi, por ndërtojnë institucione, infrastrukturë dhe perspektivë.
Nga rruga që na lidh me Kosovën, te universiteti që forcon dijen në gjuhën shqipe, po vendosim gurët e një të ardhmeje që do të mbetet shumë më gjatë se një mandat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close