LajmeShowbiz

Rizarta Hoxha dhe Arbër Çepani: A po lind një histori dashurie?

Një fotografi e fundit e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar një valë spekulacionesh rreth jetës personale të Rizarta Hoxhës.

Gazetari Elton Tozaj ka ndarë në InstaStory një imazh intriguese, ku shihen një vajzë dhe një djalë duke ecur krah për krah. Ai e shoqëron këtë foto me pyetjen: “A janë Rizarta Hoxha dhe Arbër Çepani në një lidhje?”

Personazhet e përmendur në këtë postim janë Rizarta Hoxha, e njohur për publikun shqiptar, dhe Arbër Çepani, i cili ka fituar famë përmes pjesëmarrjes së tij në “Big Brother”.

Fotografia tregon dyshen duke ecur së bashku me valixhe, por kjo pamje e vetme nuk është e mjaftueshme për të konfirmuar një lidhje romantike mes tyre.

Megjithatë, ky publikim ka nxitur pyetje të shumta nëse ata janë thjesht miq që po udhëtojnë së bashku apo nëse ka diçka më shumë mes tyre.

Derisa të dhëna të tjera të dalin në dritë, as Rizarta Hoxha dhe as Arbër Çepani nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike për të konfirmuar ose mohuar një romancë të mundshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close