
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim pune me drejtoreshën e Institutit për Politikë Evropiane (EPI), Simonida Kacarska, ku u diskutua për reformat aktuale në gjyqësor dhe zgjidhjet ligjore që rrjedhin nga Agjenda e Reformave dhe Kapitulli 23.
U theksua rëndësia e dialogut të hapur dhe përfshirjes së sektorit civil në hartimin dhe zbatimin e reformave, si dhe zbatimin e Strategjisë Sektoriale për Zhvillimin e Gjyqësorit.
Në takim u konfirmua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv, me qëllim që reformat të bazohen në prioritete të qarta, rezultate të matshme dhe standarde evropiane.






