LajmeMaqedoniTopLajm

Apeli e konfirmon pafajësinë e Gruevskit në “Talir 2” – VMRO-DPMNE rikthen pasurinë prej rreth 16 milionë euro

Apeli e ka konfirmuar aktgjykimin lirues për ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ishte i akuzuar në rastin “Talir 2”. Kjo do të thotë se VMRO-DPMNE do ta rikthejë në pronësi selinë e partisë, me vlerë rreth 14 milionë euro, si dhe pasurinë në vlerë prej rreth 2 milionë eurosh, e cila ishte e ngrirë prej vitesh.
Gjykata e Apelit në Shkup njoftoi se, duke vepruar lidhur me lëndën penale KЖ-711/26, të njohur në opinion si “Talir”, pas seancës jo publike të mbajtur më 26 gusht 2026 dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, si dhe duke marrë parasysh propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit, ka marrë aktgjykim me të cilin e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit dhe e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup.

Gjatë vendimmarrjes, gjykata vlerësoi se veprimet e të akuzuarit N.G. nga Shkupi, si person përgjegjës në personin juridik, ishin brenda kompetencave të tij dhe se Prokuroria Themelore Publike e Shkupit nuk kishte paraqitur prova se veprimet e tij ishin në kundërshtim me Ligjin për financimin e partive politike.

Sipas Apelit, gjatë procedurës prokuroria, si palë e autorizuar për ndjekje, nuk ka dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se GP Beton kishte statusin e subjektit që, në momentin e lidhjes së kontratave me partinë politike, ofronte shërbime publike në kuptim të ligjit përkatës. Për këtë arsye, nuk kishte ndalesë ligjore që ai të dhuronte mjete për partinë politike dhe as detyrim që i akuzuari, si person përgjegjës i partisë politike, t’i kthente ato mjete.

Related Articles

Back to top button
Close
Close