LajmeShowbiz

Dua Lipa flet për herë të parë për martesën, ja dy rregullat që ndoqi në dasmën me Calum Turner

Për herë të parë pas martesës, Dua Lipa ka folur publikisht për ditën e saj të veçantë me aktorin Calum Turner, duke rrëfyer disa nga momentet që e bënë ceremoninë dhe festimet të paharrueshme për çiftin.

Këngëtarja dhe aktori u martuan në maj në Old Marylebone Town Hall, në Londër, ndërsa festimet vijuan për tre ditë në Siçili, në Palermo.

Në një intervistë për revistën italiane Vogue, Dua tregoi se, mes këshillave të shumta që morën për dasmën, ajo dhe Turner zgjodhën të ndiqnin vetëm dy.

“Dita e dasmës ishte magjike. Morëm shumë këshilla, por vendosëm të ndiqnim vetëm dy prej tyre, ta përjetonim atë ditë sikur të ishim edhe ne të ftuar dhe të kërkonim vazhdimisht njëri-tjetrin mes turmës, pa e humbur kurrë njëri-tjetrin nga sytë. Në këtë mënyrë krijuam vërtet shumë kujtime të përbashkëta”, tregoi Dua Lipa.

Këngëtarja dhe aktori zgjodhën kështu që, pavarësisht numrit të madh të të ftuarve dhe atmosferës së festës, të ruanin momente vetëm për njëri-tjetrin.

Edhe Calum Turner ka folur së fundmi për martesën. Aktori e përshkroi ceremoninë si ditën më të bukur të jetës së tij dhe foli për rëndësinë e të gjeturit të një personi me të cilin dëshiron të ndajë jetën.

“Ishte e mrekullueshme… Ishte dita më e bukur e jetës sime. Është bukur të gjesh një njeri që e do, që të do dhe me të cilin dëshiron të jesh gjatë gjithë kohës.”

Në të njëjtën intervistë, Turner foli edhe për të ardhmen e çiftit dhe dëshirën për të krijuar familje.

I pyetur nëse të pasurit fëmijë është një nga prioritetet e tij për vitet e ardhshme, ai u përgjigj:

“Sigurisht, po. Jam 36 vjeç. Do të doja të krijoja një familje dhe të rrisja fëmijë.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close