
Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar parregullsi serioze në punën e Konviktit Shtetëror Studentor “Pellagonia” për vitin 2024. Revizorët kanë konstatuar kontrolle të dobëta të brendshme, prokurime me çmime më të larta se ato të tregut dhe pagesa pa dokumentacion përkatës, përcjell TV21. Veçanërisht është veçuar prokurimi i bukës, ku në vitin 2025 çmimi ka arritur në 126 denarë për kilogram. Është konstatuar gjithashtu se janë blerë 250 dyshekë për 1.17 milionë denarë, të cilët nuk përputheshin me specifikimet dhe nuk janë vënë në përdorim.
Revizorët theksojë edhe se për mirëmbajtjen dhe servisimin e pajisjeve janë shpenzuar 1.2 milionë denarë, pa dëshmi të plota se një pjesë e shërbimeve janë kryer. Në konvikt nuk janë evidentuar mjete të përhershme dhe pajisje në vlerë prej 21.5 milionë denarësh, ndërsa nuk është evidentuar as një kërkesë në vlerë prej 1.1 milionë denarësh, bazuar në një aktgjykim gjyqësor të formës së prerë. Enti i Revizionit ka dhënë rekomandime për përmirësimin e kontrolleve, prokurimeve publike dhe menaxhimit financiar, me qëllim parandalimin e përdorimit të papërshtatshëm dhe joekonomik të mjeteve publike.



