LajmeMaqedoni

Memishi: Bashkëpunimi me Ministrinë e Ekologjisë në drejtim të investimeve kapitale përcjell Zhurnal.mk .

Kryetari i Tearcës Daut Memishi realizoi takim me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Muhamet Hoxha.  Në fokus ishin  projektet aktuale dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Gjatë takimit u bisedua për prioritetet zhvillimore të Komunës së Tearcës, me fokus të veçantë në realizimin e projekteve infrastrukturore të qëndrueshme.

“Shpreha mirënjohjen për gatishmërinë e Ministrisë për të mbështetur komunën tonë, ndërsa u dakorduam që bashkëpunimi i ngushtë të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim sigurimin e mbështetjes financiare dhe teknike për realizimin sa më të shpejtë të investimeve kapitale në interes të qytetarëve të Tearcës” tha Memishi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close