LajmeRajon

Haxhiu: Kushdo që mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka folur për seancën e sotme plenare dhe akuzat e opozitës se mbrëmë janë mbyllur dyert e sallës ku mbahen seancat plenare.

Ajo ka thënë se çdo subjekt që e konteston seancën e sotme konstituive mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Kushdo që ka probleme me seancën e sotme, unë e ftoj që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Ju e dini që vitin e kaluar e kanë bërë në vazhdimësi. Prandaj edhe sot, në qoftë se nuk pajtohen me thirrjen e kësaj seance, e kanë mundësinë që ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar këtë seancë si çështje kushtetuese për shkak se bëhet fjalë për konstituimin e Kuvendit”, tha ajo.

Kurse, Haxhiu ka folur edhe për akuzat nga deputetë të PDK-së dhe AAK-së që mbrëmë pohuan se janë mbyllur dyert e seancës plenare.

Ajo ka thënë se çdo herë kur nuk ka seancë plenare, dyert e sallës ku mbahen seancat plenare janë të mbyllura.

“Që nga viti 2010 jam në Kuvend, për rreth 10 vite deputete nga opozita, kur s’ka pas seancë, gjithnjë dyert e seancës plenare kanë qenë të mbyllura”.

“Nuk është e vërtetë që janë mbyll dyert e Kuvendit për deputetët e opozitës, nuk i kemi pasur njoftimin që janë protokoluar 40 nënshkrimeve”, tha Haxhiu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close