
Nga Bujar Osmani
Anatomia e mashtrimit është njëra pjesë. Por më interesant është psikologjia e njerëzve prapa këtij mashtrimi. Sepse dje nuk pamë shqiptarë në Qeveri që kërkonin çfarë thotë ligji.
Pamë njerëz që kërkonin argument pse shqipja nuk duhet të jetë në tabelë. Ky është problemi.
E ke Ligjin për gjuhët. E ke ligjin për siguri në komunikacion. E ke nenin 189 të Ligjit bazë në komunikavion, ke të gjitha bazat që ta mbrosh përdorimin e shqipes.
Por ti i anashkalon të gjitha dhe shkon të kërkosh një fotografi në një Rregullore, vetëm që të gjesh një arsyetim pse shqipja nuk është aty.
Pra, nuk je duke kërkuar të drejtën. Je duke kërkuar alibi. Dhe këtu është drama.
Këta duhet të jenl aty për ta mbrojtur shqipen. Për ta mbrojtur interesin e shqiptarëve.
Por në vend që të kërkojnë ku është baza juridike për ta kërkuar shqipen, ata kërkojnë ku është baza për të arsyetuar pse ajo mungon.
Kjo është psikologjia e nënshtrimit.
Kur gjatë gjithë kohës e arsyeton vendimin e tjetrit, në një moment fillon edhe vetë të mendosh prej pozicionit të tij.
Nuk pyet më: pse nuk është shqipja?
Pyet: si ta arsyetojmë pse nuk është?
Dhe aty përfundon krejt kuptimi i përfaqësimit.



