
Rihanna rikthehet në studio pas një pauze dhjetëvjeçare nga albumet e reja.
Lajmin e ka bërë të ditur partneri i saj reperi A$AP Rocky, gjatë një interviste. “Ajo po përgatitet”, tha Rocky me shaka, duke shtuar më pas se ndoshta do të kishte probleme për këtë zbulim.
Albumi i fundit i Rihanna-s, “Anti”, u publikua në vitin 2016 dhe solli hite të mëdha si “Uork”, këngë që kryesoi klasifikimet dhe u nominua për çmimin “Kënga e Vitit” në Grammy.
Edhe pse nuk ka publikuar një album të ri që prej atëherë, artistja ka sjellë disa këngë të veçanta për kolona zanore filmash, përfshirë “Black Panther: Uakanda Forever” dhe “Smurfs”.
Në vitin 2023 ajo ishte gjithashtu protagoniste e shfaqjes së pjesës së pushimit në Super Boul, ku interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura.
Në 10 vitet e pauzës nga albumet, Rihanna është bërë nënë e tre fëmijëve dhe ka zgjeruar bizneset e saj me markat Fenty Beauty dhe Savage X Fenty.
Në vitin 2021, revista Forbes e shpalli miliardere, me një pasuri të vlerësuar rreth 1.7 miliardë dollarë.



