Studimi: Edhe gjumi i tepërt mund të ndikojë negativisht në kujtesë

Një studim i ri ka zbuluar se jo vetëm mungesa e gjumit, por edhe gjumi i tepërt mund të ketë lidhje me dobësimin e kujtesës.
Sipas hulumtimit, personat që flenë më pak se pesë orë në natë mund të përballen me probleme në funksionet e memories, por rezultate të ngjashme janë vërejtur edhe te njerëzit që flenë rreth nëntë orë gjatë natës.
Në studim janë analizuar të dhënat e pothuajse 400 mijë personave, të cilët kanë marrë pjesë në teste të kujtesës. Pjesëmarrësve iu kërkua të memorizonin pozicionet e gjashtë palëve të kartelave të fshehura dhe më pas të rikthenin informacionin e mësuar.
Rezultatet sugjerojnë se kohëzgjatja jo optimale e gjumit mund të lidhet me ndryshime në performancën e kujtesës. Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë lidhjen mes gjumit, trurit dhe funksioneve njohëse.
Ekspertët vazhdojnë të rekomandojnë një rutinë të rregullt gjumi, pasi cilësia dhe ekuilibri i pushimit janë faktorë të rëndësishëm për shëndetin e trurit.



