
Transferimi i Rodrit te Reali i Madridit duket se ka dështuar.
Sipas “Sport”, marrëveshja thuhet se ka ngecur për shkak të ofertës së “Los Blancos”, të cilën lojtari i Manchester City-t e ka konsideruar të pamjaftueshme.
Nga kjo situatë duket se kërkon që të përfitojë Barcelona, që është futur në garën për shërbimet e mesfushorit spanjoll.
Raportohet se Barcelona është gati t’i prishë seriozisht planet e Real Madridit, teksa po shqyrton një marrëveshje të bujshme për të transferuar Rodrin, një prej shtyllave kryesore të Manchester Cityt.
“Blaugranët” kanë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lojtarit spanjoll, duke synuar të përfitojnë nga dëshira e tij për t’u rikthyer në atdhe.



