
Arijon Ibrahimoviç foli për pozicionet ku ndihet më mirë, rolin si zëvendësues i Luis Diazit te Bajern Mynih dhe objektivat e tij për sezonin e ri.
Futbollisti 20-vjeçar deklaroi se është i gatshëm të luaj kudo ku të ketë mundësi për Bajernin, edhe si zëvendësues i Luis Diazit.
“Unë mund të luaj kudo në repartin ofensiv, në të majtë, në të djathtë, si numër 10 ose si sulmues.
Te Hajdenhajm madje kam luajtur edhe disa ndeshje si mbrojtës i djathtë.
Diaz është një djalë shumë i mirë dhe me humor, i cili sjell shumë energji.
Mezi pres të kaloj kohë me të dhe mund të mësoj shumë prej tij. Sidomos sa i përket stilit të tij të lojës dhe kreativitetit.
Kur ishim në Tokio tre vite më parë, luajtëm kundër Liverpulit dhe Diazit. Pas vërshëllimës së fundit shkëmbyem fanellat”, tregoi futbollisti shqiptar i cili është në listën e atyre që po monitorohen nag FSHF.



