LajmeSport

Barcelona futet në garë për Rodrin, tërhiqet Real Madridi?!

Barcelona ka hyrë zyrtarisht në garën për transferimin e Rodrit, duke rivalizuar drejtpërdrejt Real Madridin për shërbimet e mesfushorit të Manchester Cityt.

Sipas raportimeve, kampionët e Anglisë dëshirojnë ta mbajnë spanjollin në “Etihad”, por vetë lojtari është i hapur për një rikthim në Spanjë, si për arsye sportive, ashtu edhe familjare.

Bisedimet mes Manchester Cityt dhe Real Madridit kanë ngecur, situatë që i ka hapur rrugë Barcelonës të hyjë fuqishëm në garë.

Rodri kishte arritur një marrëveshje paraprake me Real Madridin disa ditë më parë. Megjithatë, disa prej bashkëlojtarëve të tij te kombëtarja e Spanjës thuhet se kanë ushtruar ndikim për ta bindur që të zgjedhë Barcelonën.

Brenda Real Madridit besohet se optimizmi për transferimin e Rodrit ka rënë ndjeshëm, ndërsa hyrja e Barcelonës në negociata e ka bërë garën për mesfushorin një nga sagat më të mëdha të merkatos së verës.

Nëse katalanasit arrijnë ta bindin Rodrin, ky do të ishte një prej transferimeve më të bujshme të vitit dhe një goditje e madhe në rivalitetin me Real Madridin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close