LajmeSport

Messi nuk ndalet

Lionel Messi udhëhoqi Inter Miami drejt fitores 4-2 ndaj Atlético de San Luis, në debutimin e të dyja skuadrave në “Leagues Cup”, duke shënuar dy gola dhe dhënë një asist.

Ndeshja shënoi rikthimin e argjentinasit si titullar pas Botërorit 2026.

Skuadra meksikane kaloi në avantazh pas vetëm 5 minutash, por Inter Miami reagoi me 4 gola në pjesën e parë. Messi barazoi rezultatin pas 10 minutash me një goditje brenda zonës, më pas realizoi golin e dytë pas një kombinimi të bukur me Yannick Bright dhe Noah Allen, ndërsa dha edhe asistin për golin e katërt të shënuar me kokë nga Micael.

Allen kujtoi Jordi Alba më të mirë, duke dhënë tri asistime, ndërsa Telasco Segovia shënoi golin e përmbysjes. Pas ndeshjes, trajneri Guillermo Hoyos e krahasoi Messin me piktorin e famshëm Pablo Picasso:

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar. Djemtë po më tregonin golin e parë që shënoi.

Ne që kemi luajtur futboll e dimë si është. Nëse do të flisnim për pikturën, do të ishte Picasso”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close