
Skuadra e Juventusit sot shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Chelseat në ndeshjen miqësore.
Golin e fitores e shënoi ylli kosovar, Edon Zhegrova.
Ky ishte goli i parë i Zhegrovës me fanellën e “Zonjës së Vjetër” dhe pas ndeshjes u shpreh shumë i lumtur dhe falënderues për gjithë ata që e kanë përkrahur.
“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit për mbështetjen. Jam shumë i lumtur për çmimin e lojtarit të ndeshjes dhe për golin tim sot.
I jam shumë falënderues ekipit për punën fantastike dhe shpresoj që të vazhdojë t’ju bëjë të lumtur. Shihemi”, ka thënë Zhegrova pas golit të shënuar ndaj Chelseat
Kujtojmë që Zhegrova kishte qysh nga muaji nëntor i vitit 2024 pa shënuar gol në të gjitha kompeticionet, si me skuadër – ashtu edhe me Kombëtare.



