LajmeMaqedoniTopLajm

Policia: Dy vajza u hodhën nga taksia në lëvizje në Tetovë, shoferi nuk i dërgoi në lokacionin e kërkuar dhe kishte sjellje të pahijshme

Një taksist nga rrethina e Tetovës dyshohet se është sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj dy vajza të reja, pasi nuk i ka dërguar në destinacionin e kërkuar dhe ka devijuar rrugën, përcjell TV21. Sipas njoftimit të SPB Tetovë, më 4 gusht rreth orës 16:30 në Stacionin Policor Tearcë është denoncuar se një 20-vjeçare nga fshati Përshefcë dhe shoqja e saj 16-vjeçare, gjatë udhëtimit me taksi, janë përballur me sjellje të papërshtatshme nga shoferi. Sipas denoncimit, shoferi nuk e ka ndalur automjetin dhe nuk i ka dërguar në lokacionin e kërkuar, ndërsa vajzat kanë arritur të dalin nga automjeti në lëvizje dhe kanë kërkuar ndihmë. Policia ka bërë të ditur se me taksistin është zhvilluar bisedë informative. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Tetovë, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më 04.08.2026 në ora 16:30 në Stacionin Policor Tearcë, D.Q. ka denoncuar se e dashura e tij E.I.(20) dhe shoqja e saj 16-vjeçare, të dyja nga fshati Përshefcë e Tetovës, derisa ishin në një automjet taksi, shoferi ka filluar të sillet në mënyrë të papërshtatshme, nuk e ka ndalur automjetin dhe nuk i ka dërguar në lokacionin e kërkuar”, thonë mes tjerash nga Policia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close