LajmeSport

Neymar vallëzon dhe shkakton kaos me ‘thumbimet’ ndaj rivalëve në Kupën e Brazilit

Neymar gjen veten në mes te një kaosi pas fitores së Santosit ndaj Remo në Kupën e Brazilit.

Ylli brazilian i futbollit u filmua duke kërcyer dhe duke thumbuar zyrtarët dhe stafin e skuadrës kundërshtare në tunelin e stadiumit ndërkohë që skuadra e tij u kualifikua për në çerekfinale. Santosi e fitoi ndeshjen 1-0, një rezultat që u la në hijë nga skenat e shëmtuara që u panë pas fërshëllimës së fundit të arbitrit.

Neymar që u kontestua nga tifozët e skuadrës vendase në stadiumin Mangueirão,  reagoi duke iu dhënë puthje në ajër turmës teksa iu drejtua dhomës së zhveshjes ku 34 vjeçari u pa shumë i acaruar dhe duke u hakërryer.

Related Articles

Back to top button
Close
Close