
Mbështetja për reformat gjyqësore dhe forcimi i sundimit të ligjit ishin ndër temat e diskutimit në takimin midis Ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari dhe Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, SH.T. Matthew Lawson.
Në periudhën e kaluar, përmes iniciativave të përbashkëta dhe projekteve të zbatuara, sigurohet mbështetje për modernizimin e sistemit gjyqësor, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe vendosjen e mekanizmave më efikase për t’u përballur me krimin e organizuar.
Partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar mbetet një segment i rëndësishëm në mbështetjen e proceseve të reformave dhe në arritjen e qëllimeve strategjike për sundim më të fortë të ligjit.





