
Duhet bërë më shumë për të forcuar kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian në pikat më të ndjeshme, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një letër drejtuar kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez.
Në letrën e datës 3 gusht, Presidentja e Komisionit përsërit mbështetjen e Bashkimit Evropian për Spanjën në trajtimin e migracionit të parregullt , por thekson se nevojiten masa shtesë.
Letra u dërgua pas kalimeve masive të emigrantëve nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës në Afrikën e Veriut javën e kaluar, të cilat rezultuan në vdekjen e gati 100 personave.
“Në bashkëpunim me Spanjën, veçanërisht në lidhje me Ceutën dhe Melillën, ne mund të forcojmë sistemet e paralajmërimit të hershëm për menaxhimin e kufijve dhe të përmirësojmë mbështetjen tonë teknike dhe financiare për Marokun”, thotë von der Leyen në letrën e saj.



