
Festivali “Sunny Hill” vazhdon të mbledhë në kryeqytet emra të njohur jo vetëm nga skena ndërkombëtare e muzikës, por edhe figura të shquara të kinematografisë.


Mbrëmjen e kaluar, në mesin e mijëra pjesëmarrësve në Prishtinë, ishte edhe aktorja e njohur turke, İlsu Demirci, e cila aktualisht luan në serialin ‘Arafta’.
Aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa momente nga vizita në Kosovë dhe eksperienca e saj gjatë natës festive.
Që nga shëtitjet në sheshin e zbukuruar me parullat e festës, e deri te atmosfera elektrizuese pranë skenës, İlsu ka treguar se po e shijon maksimalisht këtë udhëtim.
Vëmendjen kryesore të natës së mbrëmshme e mori ylli botëror Katy Perry, e cila dhuroi një performancë spektakolare në skenën e “Sunny Hill”. Aktorja turke ka publikuar pamje nga skena gjatë performancës së Perry-t, duke e përshkruar të gjithë përvojën me fjalët “ishte e mrekullueshme”.
Prania e artistëve me famë botërore si Katy Perry dhe vizita e aktorëve ndërkombëtarë dëshmon edhe një herë përmasat e mëdha që ka marrë “Sunny Hill Festival”, duke e kthyer Prishtinën në kryeqendrën e argëtimit.



