Bota e shkrimtarëveLajmeMaqedoni

Doli nga shtypi libri “Veshalla – Përjetimet dhe kujtimet e mia”, i autorit Merxhan Jakupi

 

Ka dalë nga shtypi këto ditë, libri “Veshalla – përjetimet dhe kujtimet e mia”, vepra më e re e autorit Merxhan Jakupi. Libri paraqet një rrëfim të gjerë dokumentar të gërshetuar me një sfond kujtese, kushtuar historisë, njerëzve dhe mbamendjes kolektive të Veshallës.
Libri sjell historinë e fshatit, portrete të dhjetëra personaliteteve, rrugëtimin e mërgatës, traditat, jetën shoqërore e kulturore, si dhe kujtime personale të autorit, të pasuruara me dokumente dhe fotografi të rralla. Monografia është konceptuar si një dëshmi për ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë së Veshallës, duke i lënë brezave një burim me vlerë historike dhe kulturore.
Në faqet e këtij libri shpaloset një rrugëtim i gjatë historik, që nis nga periudha osmane, vazhdon me Luftërat Ballkanike, me vitet e Mbretërisë Jugosllave, me Luftën e Dytë Botërore, me kohën e Jugosllavisë socialiste dhe arrin deri në realitetin e sotëm. Këto periudha nuk paraqiten vetëm si data dhe ngjarje politike, por si përvoja njerëzore që kanë lënë gjurmë në jetën e banorëve të Vashallës.
Me këtë botim, autori Merxhan Jakupi i shton fondit të botimeve të tij një tjetër vepër me rëndësi dokumentare, e cila pritet të zgjojë interes jo vetëm te banorët e Veshallës dhe të Malësisë së Sharrit, por edhe te studiuesit, lexuesit dhe të gjithë ata që interesohen për historinë dhe kujtesën që përvijohet në thellësi të kohërave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close