Zhgënjen Juventus, De Rossi me Genoan e tij gjunjëzon Zonjën e Vjetër

Juventus zhgënjen në këtë mesjavë në kampionatin italian të futbollit. Zonja e Vjetër u dorëzua në Marassi pasi u mund nga Genoa e Daniele De Rossi me rezultatin 2-0 me bardhezinjtë që mbeten në vendin e 14 në vendin e 8.

Pjesa e parë ishte krejtësisht për t’u harruar për Juventusin që e pa veten në disavantazh të dyfishtë. Kaluan vetëm 12 minuta lojë dhe Genoa gjeti golin e avantazhit 1-0 me Ehizibue. Bardhezinjtë u përpoqën të reagonin disi, por në minutën e 28, Genoa i ndëshkoi sërish teksa shënoi më Tommaso Baldanzi duke e çuar rezultatin në 2-0 me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Në fillimin e pjesës së dytë, Spalletti hodhi në fushë ëoltemaden dhe Edon Zhegrovën në vend të Gatti dhe Alajbegovic me shpresën për të ndryshuar gjërat. Por gjërat në këtë fraksion, nuk ndryshuan pavarësisht përpjekjeve të futbollistëve të Juventusit me rezultatin që mbeti 2-0 për Genoan që shkon në kuotën e 10 pikëve dhe e sheh veten në vendin e 13.