Kompania EVN ka ndarë njoftimin se të nesërmen e Enjte më 29 tetor do të ketë ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike në disa pjesë të Grupçinit, Çellopekut dhe Bërvenicës, përcjellë Top24
Nga ora 09:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Grupçin, si dhe objektet në hyrje të fshatit.
Në të njëjtën periudhë, ndërprerje do të ketë edhe në një pjesë të Çellopekut, konkretisht në objektet pranë shkollës në Çellopekun e Epërm.
Ndërkaq, nga ora 09:30 deri në orën 14:15, pa energji elektrike do të mbeten objektet në afërsi të varrezave të fshatit Bërvenicë.


