
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri gjatë ditës së sotme ka qëndruar në komunën e Strugës ku sëbashku me kryetarin e kësaj komune Mendi Qyra, kanë ispektuar “Rrugën e Ndryshimit” e cila mbështetet përmes thirrjes së dytë të Qeverisë, shkruan Top24
Sot, në Strugë, së bashku me kryetarin e Komunës, Mendi Qyra, ishim në terren për të inspektuar “Rrugën e Ndryshimit” e cila mbështetet përmes thirrjes së dytë të Qeverisë. Ky aks strategjik 600 metra i gjatë do të lidhet me rrugën “Turistike”, duke krijuar një lidhje moderne me një bulevard me 4 korsi, trotuare për këmbësorë dhe shtigje për biçikleta, me një vlerë prej 70.043.437 denarësh financuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Në përgjithësi, përmes të dy thirrjeve të Qeverisë dhe nëpërmjet Ministrisë së Transportit për Strugën janë ndarë mbi 5 milionë euro, duke mbështetur katër projekte infrastrukturore që do të ndikojnë direkt në zhvillimin e komunës dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.



