
Pamjet e kamerave të sigurisë nga një kafene në qytetin ukrainas Sumy kanë kapur momentin kur njerëzit u ulën në dysheme për t’u mbrojtur, pasi shpërthime të fuqishme u dëgjuan pranë objektit.
Kamerat e mbikëqyrjes kanë regjistruar skena nga tre kënde të ndryshme – një pamje jashtë kafenesë dhe dy brenda saj, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.
Menjëherë pas ndalimit të shpërthimeve, njerëzit vrapuan brenda lokalit, ku klientët ishin duke pritur në radhë te banaku.
Kryetari i Sumyt, Artem Kobzar, bëri të ditur se pesë persona u vranë, përfshirë një vajzë 13-vjeçare, ndërsa të paktën 30 të tjerë u plagosën pasi bomba ajrore ruse goditën qytetin verilindor të Ukrainës të shtunën.
Shih videon këtu: PAMJE



