
Komisioni për Financim dhe Buxhet në Kuvend do ta vazhdojë sot, duke filluar nga ora 11:00, shqyrtimin e amendamenteve për ribalancin e Buxhetit.
Për ribalancin janë dorëzuar gjithsej 224 amendamente, prej të cilave 90 nga BDI, 78 nga LSDM, 51 nga Levica dhe 5 nga VLEN. Komisioni deri më tani ka shqyrtuar një pjesë të amendamenteve.
Sipas propozim-ribalancit, të hyrat totale parashikohen të arrijnë në 379,2 miliardë denarë, që paraqet një rritje prej rreth 4,2 miliardë denarësh ose 1,1 për qind krahasuar me Buxhetin fillestar për vitin 2026.
Shpenzimet totale planifikohen në 425,2 miliardë denarë. Janë siguruar mjete shtesë për investimet kapitale, të cilat arrijnë në gati 46 miliardë denarë, me një rritje prej rreth 5,8 miliardë denarësh, ose 14,5 për qind më shumë.
Me ribalancin parashikohet rritje ekonomike prej 3,5 për qind, inflacion prej 4,5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor pritet të jetë 4,1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).



