
Komuna e Çairit ka njoftuar organizimin e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”, i cili do të mbahet nga 23 deri më 26 korrik në hapësirat e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.
Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, festivali do të zhvillohet në Suli Ani dhe Kurshumli Ani, me pjesëmarrjen e artistëve vendas dhe ndërkombëtarë. Udhëheqja artistike e festivalit do të bëhet nga diva e operës Inva Mula dhe sopranoja Dëshira Ahmeti.



