LajmeMaqedoni

Nga 1 gushti “Foster” vetëm me participim deri në 280 denarë! Ulet edhe participimi për ilaçin Rivaroksaban

Ilaçi për pacientët me astmë dhe sëmundje kronike obstruktive pulmonare beklometazon, formoterol ose me emrin e markës “Foster”, prej në gusht do të jetë i disponueshëm pa pagesë shtesë, me një participim prej 280 denarësh. Për këtë njoftoi drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski, i cili bëri të ditur se për herë të parë Rivaroksabani futet në listën pozitive të ilaçeve, ndërsa participimi për pacientët do të ulet nga rreth 475 në 160 denarë.

“Fosteri do të jetë i disponueshëm pa pagesë shtesë për qytetarët vetëm me një participim. Ky participim tani do të jetë 20 denarë më e ulët, do të jetë 280 denarë, sepse çmimi referues i këtij ilaçi është më i ulët. Ky çmim do të hyjë në fuqi pasi të harxhohen sasitë e dorëzuara tashmë në farmaci, presim që nga 1 gushti, Fosteri do të jetë i disponueshëm pa participim. “Bloceta” është tashmë në dispozicion në farmaci pa pagesë shtesë”, pohoi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Ai shpjegoi se qytetarët kanë paraqitur ankesa kundër pesë farmacive në Manastir, dy farmacive në Shkup dhe një mjeku familjar i cili nuk ka dashur ta pranojë raportin e specialistit, për të cilin po ndërmarrin veprime. Klekovski tha se ankesat kishin të bënin me moslëshimin e një ilaçi me recetë edhe pse kishte një raport të specialistit, dhe në të gjitha rastet e tjera është lëshuar një recetë dhe farmacitë u kanë thënë se e kanë vetëm privatisht.

“Është një gjë të mbash një ilaç në magazinë në çdo farmaci për 50 denarë, është tjetër gjë të mbash një ilaç për 2,500 denarë. Nga përvoja personale, e di që farmacia ime në Karposh 4 nuk ka një “Foster”, por duhet të shkoj në një farmaci tjetër në “Partizanska” që është 24/7 aty ku ka një të tillë. Është normale që farmacitë më të vogla të mos kenë ilaçe të shtrenjta, sepse është një barrë financiare për to, por duhet të dinë se cila farmaci e ka ilaçin me recetë”, pohoi Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Përndryshe, opozitarja LSDM dje akuzoi Qeverinë se po mashtron dhe po i gënjen pacientët që vuajnë nga astma dhe sëmundja kronike obstruktive pulmonare, sepse së pari, Fondi rriti çmimin e ilaçit “Foster”, dhe më pas ilaçi gjenerik si zëvendësues, i cili është falas me recetë, nuk ishte i disponueshëm në farmaci.

Related Articles

Back to top button
Close
Close