
Arsene Venger ka dhënë mendimin e tij se cila skuadër mund ta ndalë Francën në rrugën drejt fitimit të Kupës së Botës.
Franca mbërriti në Botërorin që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë si favoritja kryesore, ndërsa paraqitjet mbresëlënëse deri tani vetëm sa kanë forcuar bindjen se mund ta fitojë trofeun e tretë botëror më 19 korrik.
E udhëhequr nga Kilian Mbape, Franca ka pranuar vetëm dy gola në pesë ndeshjet e para, ndërsa penalltia e realizuar nga Mbape ndaj Paraguait i siguroi kualifikimin në çerekfinale, ku të enjten do të përballet me Marokun.
Në një përsëritje të gjysmëfinales së Botërorit 2022, skuadra e drejtuar nga Didier Deshamp mund të sigurojë pjesëmarrjen e tretë radhazi në gjysmëfinale nëse mposht përfaqësuesen afrikane.
Nëse kalon më tej, Franca do të përballet me fituesin e duelit mes Spanjës dhe Belgjikës.
Venger beson se Franca do ta fitojë Kupën e Botës, pasi sipas tij ka qenë skuadra më bindëse e këtij turneu.
Megjithatë, nëse ekziston një ekip që mund ta ndalë, ai mendon se është Spanja.
“Franca do ta fitojë Kupën e Botës. E di që do të thoni. Sigurisht që e thua këtë, sepse je francez. Por kur e analizon Botërorin, ritmi i garës është shumë i lartë dhe duhet të jesh në gjendje t’i përshtatesh atij”.
Sipas trajnerit legjendar, Spanja, me të cilën Franca mund të përballet në gjysmëfinale nëse të dyja skuadrat fitojnë ndeshjet e tyre çerekfinale, ka një cilësi që nuk e zotëron asnjë ekip tjetër në futbollin botëror.
“Për mua, pyetja e vërtetë është Spanja. Nëse ka një skuadër që mund ta mposhtë Francën në këtë moment, do të thosha se është Spanja, sepse niveli i saj teknik është më i lartë se ai i Francës. Ata kanë cilësi dhe një kulturë të futbollit kolektiv që askush tjetër në botë nuk e ka në atë nivel”.



