
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij Denion Meidani gjatë ditës së sotme është takuar në një drekë pune me kryetarin e komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, shkruan Top24
“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks te reformat e domosdoshme, nga Kodi Zgjedhor te standardet e përfaqësimit. Dëgjova me vëmendje vlerësimet dhe këndvështrimet e tyre, sepse çdo reformë e qëndrueshme fillon me dialogun dhe me ata që i njohin sfidat nga afër. Me kryetarin Limani u ndalëm edhe te dinamikat zhvillimore në Komunën e Gostivarit, një komunë ku është gjithmonë kënaqësi të rikthehem dhe ku puna konkrete në terren flet më shumë se çdo deklaratë.” shkruan Meidani:
Drekë pune dje me z. Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, dhe z. Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit. 
Biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks te reformat e domosdoshme, nga Kodi Zgjedhor te standardet e përfaqësimit. Dëgjova me vëmendje vlerësimet dhe këndvështrimet e tyre, sepse çdo reformë e qëndrueshme fillon me dialogun dhe me ata që i njohin sfidat nga afër.
Me kryetarin Limani u ndalëm edhe te dinamikat zhvillimore në Komunën e Gostivarit, një komunë ku është gjithmonë kënaqësi të rikthehem dhe ku puna konkrete në terren flet më shumë se çdo deklaratë.
Diskutuam gjithashtu për Rezolutën e Parlamentit Evropian dhe Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut, si dhe për hapat konkretë që kërkon procesi i integrimit evropian. Përfshirë këtu edhe avancimin e proçesit të decentralizimit. Rruga drejt Bashkimit Evropian matet me vendime, reforma dhe rezultate. Shqipëria mbetet një partnere e përkushtuar në këtë proces. 




