
Ish ministri i punëve të jashtme dhe njëherit nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani në një paraqitje publike para banorëve të komunës së Bogovinës gjatë punimeve të kuvendit zgjedhorë ka theksuar se vendosja e Ivan Stoilkovic në krye të MO-së ishte për të dërguar porosi te shqiptarët se ju pakicat tani këtë ministri duhet ta keni me rotacion, shkruan Top24
Osmani në fjalimin e tij më tej shton se rizgjedhja e Stoilkoviçit sërish në krye të pushtetit lokal ka për qëllim riorganizimin e ndarjes teritoriale të komunave ku pritet që shumë komuna shqiptare të mos mund të udhëhiqen kurë nga shqiptarët me qëllim defaktorizimin e shqiptarëve. Osmani shton se këto plane janë mirë të hartuara dhe sponsorizuara nga qarje antishqiptare nga jashtë vendit dhe brenda vendit.Top24



