LajmeRajon

OVL-UÇK reagon për arrestimin e Osman Selmanit, mohon çdo lidhje me UÇK-në

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar lidhur me arrestimin e qytetarit të Kosovës, Osman Selmani, nga autoritetet serbe, të cilit Gjykata e Lartë në Serbi i ka caktuar 30 ditë paraburgim.

OVL-UÇK ka dënuar arrestimin e Selmanit dhe ka hedhur poshtë çdo përpjekje për ta lidhur rastin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se një gjë e tillë është e pabazuar.

“Regjistrat tanë zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave të OVL-UÇK-së si veteran i UÇK-së. Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër”, thuhet në reagim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close