
Bekim Sali nga koalicioni VLEN ka sqaruar pozicionin e partisë lidhur me procesin e emërtimit të rrugëve në Tetovë, duke nënvizuar se veprimet e ndërmarra synojnë harmonizimin e procesit me legjislacionin në fuqi.
Sali shpjegoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emërtimeve të mëparshme ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të procedurave gjatë vitit 2007. Sipas tij, ai vendim ishte miratuar në mënyrë të njëanshme nga këshilltarët komunalë, pa marrë pëlqimin e domosdoshëm nga Qeveria, duke e cilësuar atë si një “improvizim” të periudhës së kaluar qeverisëse. Komuna e Tetovës tashmë ka nisur procedurën e re, e cila është plotësisht në përputhje me ligjet aktuale.



