LajmeMaqedoni

Afrim Gashi në Samitin e NATO-s në Stamboll: Maqedonia e Veriut mbetet aleate e besueshme e Aleancës

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në Samitin Parlamentar të NATO-s në Stamboll, ku rikonfirmoi përkushtimin e vendit si një aleate e besueshme e Aleancës.
Ai theksoi se uniteti transatlantik mbetet garancia më e fortë për sigurinë e përbashkët dhe stabilitetin ndërkombëtar.
Gashi nënvizoi gjithashtu rëndësinë e investimeve për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, si dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.

Sipas tij, përmes dialogut dhe bashkëpunimit në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të japë kontribut aktiv për paqen, sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close