LajmeSport

Dani Ceballos largohet nga Real Madrid, kontrata ndërpritet me marrëveshje të përbashkët

Mesfushori spanjoll Dani Ceballos është raportuar se ka mbyllur zyrtarisht aventurën e tij me Real Madridin, pas një marrëveshjeje të përbashkët për ndërprerjen e kontratës.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, largimi është bërë me “marrëveshje të përbashkët” mes lojtarit dhe klubit madrilen, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në “Santiago Bernabéu”.

Ceballos tashmë është lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë lirisht destinacionin e radhës në karrierën e tij, me disa klube që pritet të monitorojnë situatën e tij në tregun e transferimeve.

Mesfushori 29-vjeçar ka pasur një rol të luhatshëm në sezonet e fundit me Real Madridin, duke alternuar mes formacionit bazë dhe stolit, ndërsa largimi i tij hap një kapitull të ri për të ardhmen e tij sportive.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga klubi madrilen, por situata pritet të qartësohet në ditët në vijim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close