LajmeMaqedoni

Shkup: Aksident i rëndë në “Jane Sandanski”, një i plagosur rëndë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në Shkup, ku janë përfshirë një automjet dhe një moped, me pasoja për një person të lënduar rëndë.

Sipas njoftimit zyrtar, më 26.06.2026 rreth orës 00:20, në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor mes një veture “Seat” me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.T. (31), dhe një mopedi gjithashtu me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.S. (19).

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Në vendngjarje ka dalë një ekip hetimor i SPB Shkup, i cili ka kryer këqyrjen dhe ka nisur procedurat për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close