LajmeMaqedoniTopLajm

Durmishi reagon pas protestës: Tetova është kockë e fortë që nuk kapërdihet

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka regauar i pari nga VLEN pas protestës para komunës së Tetovës.

Për Durmishin Tetova tregoi pjekuri duke shtuar se tetovarët nuk ranë pre e provokimeve të organizatorëve.

Ndonëse protesta nuk ishte e paktë në numër, por Besar Durmishi e quan dështim duke thënë se ‘’Tetova është kockë e fortë që nuk kapërdihet’’

Postimi i plotë i Besar Durmishit

Tetova tregoi pjekuri.

Tetovarët nuk ranë pre e provokimeve, as tentimit që dikush të shpërlahet për një problem që vetë e ka gatuar.

Ata që e shkatërruan Tetovën, e lanë në baltë dhe e sollën buzë dështimit total, sot morën përgjigjen më të qartë nga vetë tetovarët.

Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk është vend ku dikush mund t’i lajë gjynahet e veta. Tetova është kockë e fortë që nuk kapërdihet.

E drejta për protestë respektohet gjithmonë. Por Tetova nuk pranon të përdoret për lojëra të errëta politike.

Faleminderit tetovarëve për qetësinë dhe dinjitetin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close