LajmeShowbiz

Vdekja në moshë të hershme e aktores turke, Ece Irtem – Nëna e saj ndan detaje nga nata e fundit

Aktorja 35-vjeçare, e njohur për rolin e saj në serialin “Kizilcik Serbeti”,  Ece Irtem, u gjet pa shenja jete në banesën e saj, ndërsa nëna e saj, Nuriye Irtem, e cila ka treguar në detaje momentet e fundit para tragjedisë.

Sipas deklaratës, nëna dhe vajza kishin kaluar mbrëmjen së bashku për të festuar ditëlindjen e Eces dhe më pas ishin kthyer në shtëpi.

Në orët e mëngjesit, kur shkoi ta kontrollonte, Nuriye e gjeti vajzën pa reagime dhe vuri re se nga goja e saj kishte dalë lëng. Në dëshminë e dhënë para autoriteteve, deklaroi gjithashtu se Ece kohët e fundit kishte konsumuar alkool dhe kishte përdorur medikamente antidepresive.

Megjithatë, shkaku i vërtetë i vdekjes mbetet ende i paqartë.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe pritet që rezultatet e autopsisë të japin përgjigje përfundimtare mbi rrethanat e ngjarjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close