
“Nëse Putini nuk dëshiron ta përfundojë këtë luftë, por kërkon vazhdimin e saj, ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, por do të përgjigjemi”, deklaroi Volodymyr Zelensky në komentet e tij lidhur me sulmin më të fundit ndaj një rafinerie nafte në Moskë.
“Nëse Ukraina digjet, atëherë do të digjet edhe Moska,” ishte komenti i tij.
Presidenti ukrainas deklaroi se sulmi me dron i Kievit ndaj rafinerisë së naftës në Moskë përbën një përgjigje ndaj sulmit të Rusisë kundër Lavrës Kiev-Pechersk, një prej simboleve më të rëndësishme historike dhe fetare të Ukrainës.
Zelensky nënvizoi gjithashtu se mbrojtja ajrore e Moskës- e cila konsiderohet më e forta dhe më e sofistikuara në Rusi- nuk arriti të ndalojë sulmin me dronë, të cilin ai e cilësoi si “plotësisht të justifikuar”. Rafineria e naftës atje është një nga më të mëdhatë në Rusi dhe furnizon rreth 40% të tregut të karburantit në Moskë, si dhe pjesën më të madhe të benzinës së rajonit.



