LajmeSport

Media serbe merret me Granit Xhakën: Në ethe…

Sa herë që përmendet emri Granit Xhaka duket sikur “bombë atomike” për serbët.

Media serbe “Kurir” sot merret me Granit Xhakën para ndeshjes me Bosnjën dhe Hercegovinën e cila luhet sonte në orën 21.00.

“Xhaka shkaktoi trazira në zhveshtore! Zvicra në ethe para përballjes me Bosnjën.

Një pjesë e këtij presioni mund të jetë edhe brenda zhveshtores së Zvicrës, pasi mediat zvicerane kanë raportuar gjatë kësaj jave se disa lojtarë janë të pakënaqur me kapitenin Granit Xhaka, i cili pas ndeshjes së parë kritikoi ashpër ekipin, përfshirë edhe veten, si në biseda private ashtu edhe publikisht”, ka shkruar media serbe.

“Mesfushori zviceran Remo Freuler nuk i konfirmoi raportimet për përplasje në zhveshtore, por theksoi se mënyra se si dikush shprehet nuk duhet të bëhet temë polemikash gjatë një Kampionati Botëror”, shkruan më tej.

“Po, Graniti është një person që shprehet shumë lirshëm dhe ndonjëherë kritikon, por kjo është gjithashtu shumë e rëndësishme. Ai është shumë i hapur dhe flet pa hezitim për këto gjëra.

Nëse je tepër i ndjeshëm, atëherë ndoshta futbolli nuk është për ty, sepse ne duhet t’i analizojmë këto çështje dhe duhet të jemi kritikë ndaj vetes”, deklaroi Freuler.

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Bosnjë-Hercegovinës zhvillohet sonte nga ora 21:00 në Los Angeles.

Related Articles

Back to top button
Close
Close