
Kryetari i komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi në mungesë të projekteve konkrete dhe vizionit për menaxhimin e komunës së Studeniçanit, përveç promovimeve të projekteve të trashëguara nga Azem Sadiku dhe predikimeve fetare në xhami nuk ka orfruar asnjë inciativë, projekt apo një vizion që premton për këtë komunë, shkruan Top24
Në munesë të kësaj Abazi sot ka pritur në takim ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës duke i kërkuar ambasadores mbështetje për nevojat për komunën e Studeniçanit.
“Me këtë rast, shpreha nevojat dhe kërkesat e komunës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm, përmirësimin e infrastrukturës, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ngritjen e cilësisë së jetës për qytetarët tanë.
Në fund të takimit, fjalën e mori Ambasadorja, e cila falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësoi prezantimin e bërë për Komunën e Studeniçanit. Ajo shprehu gatishmërinë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
E falënderoj sinqerisht Ambasadoren për vizitën e saj dhe besoj se ky takim paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin e komunës sonë.”



