
Drejtori i Çertifikimit HALLALL në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Driton Dikena i shoqëruar nga Mafiz Rustemi po qëndrojnë në Sarajevë në konferencën për çertifikimin HALAL. Gjatë ditës së sotme në një evend të organizuar Dikena ka hedhur firmën e tij si një nga themeluesit e Asociacionit Evropian të Trupave të Certifikimit Hallall. Shtëpisë së përbashkët evropiane të hallallit, shkruan Top24
Rrallëherë në jetë të jepet mundësia të jesh dëshmitar i një momenti historik.
Edhe më rrallë të jepet nderi të vendosësh nënshkrimin tënd në një dokument që do të kujtohet për vite e dekada.
I tillë ishte momenti në Sarajevë.
Së bashku me Mafiz Rustemi dhe përfaqësues të rreth 20 shteteve evropiane, vendosëm nënshkrimet tona në Deklaratën e Sarajevës, duke hedhur themelet e Asociacionit Evropian të Trupave të Certifikimit Hallall.
Shtëpisë së përbashkët evropiane të hallallit.
Krenar që Bashkësia Fetare Islame nëpërmes Agjensionit për Hallall Standard ishte ndër themeluesit e kësaj nisme historike.
Allahu e bekoftë këtë rrugëtim dhe e bëftë këtë asociacion burim uniteti, amaneti dhe dobie për të gjithë.



