LajmeRajonTopLajm

Studentët në Prishtinë protestojnë nesër para ambasadës së Maqedonisë së Veriut

Organizata studentore “Unioni Demokratik Studentor” ka njoftuar se në bashkëpunim me strukturat udhëheqëse të Parlamenteve Studentore në Kosovë nesër para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë do të organizohet protestë.

Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00 para ambasadës së Maqedonisë së Veriut, raporton klankosova.tv.

UDS ka njoftuar se kjo protestë paqësore organizohet për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Kujtojmë se ditë më parë studentët në Shkup protestuan për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close