LajmeRajon

Babai i Liridona Ademajt: Populli i ka dënuar ata, e kam pritur me padurim këtë ditë

Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim.

Pas vendimit, babai i së ndjerës, Hajdar Ademaj, ka reaguar duke thënë se drejtësia është vendosur dhe se të akuzuarit tashmë janë dënuar edhe nga opinioni publik.

“Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të gjithëve, e kam pritur këtë ditë me padurim, veç deshi Zoti dhe e mori dënimin e merituar. Ju faleminderit shumë”, ka thënë ai.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close