
Neurologu Arben Taravari sot ka kujtuar ditën botërore të Autizimit duke kujtuar momente të veçanta nga puna e tiij si mjek madje thekson se në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujtohet se diversiteti ynë nuk na bën më pak të vlefshëm, por përkundrazi, na jep mundësinë të pasurojmë historinë tonë të përbashkët. Çdo hap drejt mirëkuptimit, sado i vogël qoftë, është i rëndësishëm për të gjithë ne, shkruan Top24
Si mjek dhe si mik, ndeshem shumë shpesh me njerëz që jetojnë me autizëm. Më kujtohet një nënë që më tha: “Mendova se nuk mund ta kuptoja plotësisht, por tani e di që momentet e heshtjes dhe gjestet e tij të vogla janë mënyra e tij për të më thënë se më do”.
Dhe pikërisht në ato momente të vogla e të heshtura qëndron e vërteta e madhe për autizmin: që çdo person, pavarësisht nga dallimet e tyre, ka mënyrën e tij unike të lidhjes me botën.
Sot, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujtohet se diversiteti ynë nuk na bën më pak të vlefshëm, por përkundrazi, na jep mundësinë të pasurojmë historinë tonë të përbashkët. Çdo hap drejt mirëkuptimit, sado i vogël qoftë, është i rëndësishëm për të gjithë ne.



