LajmeMaqedoniTopLajm

Akademi përkujtimore me rastin e rënies së dëshmorëve të parë në Tanushë – Karadak të Shkupit

Këshilli Organizativ, në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës, familjarët e dëshmorëve dhe studentët e Universitetit “Nënë Tereza”, organizon Akademi Përkujtimore me rastin e rënies së dëshmorëve të parë të rënë në krismat e para të luftës çlirimtare të UÇK-së, nga beteja e parë në Tanushë – Karadak të Shkupit.

Kjo Akademi i kushtohet përkujtimit të dëshmorëve:

• Muzafer Xhaferi (16 shkurt)

• Shpend Mazrekaj (6 mars)

• Nijazi Sinani (8 mars)

• Qemal Shaqiri (16 mars)

• Gazmend Arifi (16 mars)

• Elham Curri (16 mars)

Këtaëo dëshmorë u bënë themeli i qëndresës dhe i shtrirjes së luftës në të gjitha trevat shqiptare në Maqedoni, duke mbetur simbol i përjetshëm i sakrificës për lirinë.

Akademia do të mbahet më:

📅 16 Shkurt 2026

🕔 Ora 17:00

📍 Teatri Shqiptar – Shkup

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore gjatë ditës do të zhvillohen:

• Ora 10:00 – Vendosje lulesh pranë Shqiponjës në Shkup

• Ora 12:00 – Homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Tanushë

• Pas homazheve, vendosje lulesh pranë emblemave të UÇK-së në Karadakun e Shkupit

• Ora 17:00 – Akademi Përkujtimore në Teatrin Shqiptar – Shkup

Në këtë akademi do të marrin pjesë familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues institucionalë, studentë dhe qytetarë.

Ftojmë mediat që ta përcjellin këtë ngjarje me rëndësi historike dhe kombëtare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close